"Turp e skandal", Boçi: 42% e forcës aktive për punë me arsim fillor

13/08/2019 - 10:51

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boci ka denoncuar se 42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton vetëm me arsim 8-9 vjeçar.

Në një postim në Facebook, Boçi akuzon qeverinë ndërsa shkruan se kjo shifër tregon se politikat arsimore kanë dështuar totalisht. 

POSTIMI I PLOTË

TURP E SKANDAL, 42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar. Vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë.

Tjetër skandal dhe turp ky! Kjo renditje ndjek atë për IQ ku Shqipëria renditej e parafundit. Dështim total i politikave arsimore.

Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant. 135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite. Renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufishme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve.

Ajo godet politikat e zbatuara nga Rama&company për të penguar të rinjtë shqiptarë të vazhdojnë arsimin e lartë dhe mungesën e stimulimit për të ndjekur arsimin e mesëm. Të dy klasifikimet rikthejnë shqetësimin për financimin e arsimit. Arsimi në Shqipëri mbetet sektori më pak i mbështetur dhe më pak i financuar. Vetëm 56 $ për frymë. Ndërsa në vendet e përparuara kjo shifër shkon nga 1000 deri në 3500 $ për frymë.

Por në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete. Me Ramën, fëmijët tanë, të rinjtë dhe arsimi i tyre nuk kanë të ardhme. Hajduti psiqik i votave është hajduti i së ardhmes. Largimi i tij domosdoshmëri jetike për vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilloi takime edhe me kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa

Ish-presidenti, Bamir Topi, nuk preferon të analizojë vendimet e pasardhësit të tij Ilir Meta në krye të institucionit të Presidencës, po

Pas mbylljes së procesit të votimit të delegatëve të kongresit të PS-së, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Taulant Balla do

Dalin emrat e 30 delegatëve që do të përfaqësojnë Durrësin në Kongresin e PS, që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020.

Ditën e sotme presidenti Meta ftoi në takim krerët e partive që dogjën mandatet duke dalë nga Parlamenti, por burime nga presidenca bëjnë

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ndal të komentojë edhe procesin e shkarkimit të Presidentit Met

Lidhur me situatën e krijuar me emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese, Kryeministri Rama diskutoi edhe me të ngarkuarën me punë të Amba

Në Londër, në një hotel me pesë yje është mbajtur një aktivitet, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaport

Deputetja Rudina Hajdari është takuar me Presidentin Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për ngërçin kushtetues.

Kutitë e votimit për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste në Durrës, janë hapur prej mëngjesit të sotëm në një klimë interesi të madh nga