Thirrjeve të shumta të presidentit ndaj qytetarëve për t’i bashkuar në atë që ai e ka quajtur “manifestim kundër Grushtit të Shtetit” i është përgjigjur Rama, për herë të parë që prej ditës kur kreu i shtetit e bëri publik këtë fakt.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë më 17 shkurt, ata u marrosën…!

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, shkruan Rama.

Kjo është vetmja përgjigje deri më tani nga kreu i qeverisë, kur duhen edhe disa ditë nga ajo që pritet të ndodhë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”