Pas Ulsi Manjës, ka reaguar edhe deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Jurgis Cyrbja për deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se në dosjen e “Toyota yaris” janë përfshirë edhe dy deputetët.

Në një postim në Facebook, Çyrbja shkruan se e sfidon Bashën që të përballet me të në gjykatë me prova dhe fakte.

POSTIMI I DEPUTETIT

Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. 
E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!
Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. 
Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. 
E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!