“U përula me respekt e nderim” Meta: Vepra e Skënderbeut udhërrëfyese e qartë për të garantuar të ardhmen tonë europiane!

21/11/2020 - 15:27

Presidenti Ilir Meta  ndodhet në Dibër të Madhe për të përkujtuar 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës.

Kreu i shtetit ka nderuar memorialin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut, pasi Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve, siç shkruan Presidenti.

STATUSI I PLOTË

Sot në Dibër të Madhe, në këtë trevë të bekuar nga Zoti, vend i trimërisë, i besëlidhjes, i mençurisë dhe urtësisë, i fjalës dhe i pushkës, ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe që krenohet në çdo epokë me gjithçka i ka dhënë çështjes shqiptare.

Në veçanti Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, simbolit më përbashkues dhe shqiptarit më të gjallë ndër të gjallë, i cili përcaktoi qartë identitetin europian të kombit tonë.

U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Facebook” njofton se sot ka takuar heroin e luftës së Kosovës, Skerdilajd Llagam

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari dhe Pano Soko kanë zgjedhur ditën e sotme për të prezantuar organizimin e partisë së re "Nisma".

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama sa i takon menaxhimit të situatës me pandeminë e COVID-19.

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh sot gjatë një interviste televizive se brenda majit të vitit që vjen të gjitha njësitë ind

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka zbuluar afatet se kur do të mbyllet procesi i rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i f

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kreu sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve si dhe përmendoren e Ismail Qemalit në nderim të ditës

Dita e pavarësisë i ka gjetur krerët e politikës shqiptare të përçarë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka uruar me një mesazh shqiptarët në festën e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me dy postime për nder të Ditës së Pavarësisë dhe Festës së Flamurit.

Me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë, presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.