Arben Malaj ka reaguar pas pezullimit nga detyra si Këshilltar Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Malaj shkruan në Facebook se tani do ta ketë më të lehtë të përballet publikisht me abuzuesit e pushtetit.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!Arbeni