U prek nga COVID-19, Basha mesazh për mjekun Dhimitër Kraja: Lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari

01/04/2020 - 13:29

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë mjekut të njohur Dhimitër Kraja, i cili u kthye ne frontin e luftës në Infektiv, pavarësisht se kishte dalë në pension dhe u infektua.

Basha shkruan në Facebook se doktorin Kraja nuk e ndali asgjë, por falë guximit e profesionalizmit, u rikthye pranë kolegëve. 

"Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë. I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19.", shkruan Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmeti i 26 nëntorit la pas disa shtëpi të pabanueshme në Bubq. Një ndër to ishte dhe banesa e familjes Shota.

Pas votimit të një dite më parë në Kukës për kandidatët e listës së Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohen një faze tjetër vlerësimi n

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ngre alarmin për rënien e blegtorisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare.

Një ditë pasi u bë publike padia ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi nga Këshilli Bashkiak në Shkodër për zëvendësimin dhe emë

Kreu i PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferraj, doli sot përpara medieve për të denoncuar sipas tij, një tjetër skandal me abuzimet e fon

Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin parap

Evis Kushi është ministrja e re e Arsimit e dekretuar pak ditë më parë në këtë detyrë nga Presidenti Ilir Meta me propozim të Kryeministr

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeministri Rama do të kandidonte në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit, por më pas ka vendosur të k

Anëtarësia e PD në Tropojë ka përzgedhur 5 kandidatët e saj për fazën tjetër të procesit të përzgjedhjes.