Pas lajmit se Partia Socialiste shtoi në radhët e saj dy deputete të reja nga PDIU, Reme Lalën dhe Elena Xhina, kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar se nuk është e vërtetë që ka kaluar tek PS.

Xhina ndër të tjera shkruan "më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë."

POSTIMI I PLOTË

Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!