Uashingtoni, “shpullë” Nishan- Imamit për gjeneral Lleshin

Postuar: 18/09/2013 - 15:28

TIRANË, 18 shtator 2013 – Pak kohë para mbarimit të mandatit si përfaqësues i Presidentit Obama në Tiranë, Aleksandër Arvizu jep sinjalin se Uashingtoni ka mbështetur gjeneralin e brigadës Sandër Lleshi (shih foton, këshilltari ushtarak i Kryeministrit Rama, në mes të kryediplomatit amerikan dhe kreut të “pentagonit” shqiptar) që e nxori në lirim Presidenti shqiptar Bujar Nishani me kërkesë të “gjeneralit” të rebelimit 1997 Arben Imami. Paraditen e 18 shtatorit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti në një takim të veçantë ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Pas takimit, dy bashkëbiseduesit dhanë deklarata për mediet.

KODHELI

Ministrja Kodheli theksoi se, në ditën time të tretë të punës, kam kënaqësinë të firmos një dokument, i cili jo vetëm shënon fillimin e një programi të rëndësishëm me Gardën Kombëtare të Nju Xhersi-t (New Jersey), por është gjithashtu tregues i një dimensioni të ri në marrëdhëniet midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit. Përfitoj nga rasti, të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që Garda ka dhënë për FA të Shqipërisë, përmes programit të saj të Partneritetit. Duke u ndalur në çështjen e përgatitjes së oficerëve të rinj, ministrja Kodheli theksoi: “Ne ndajmë të njëjtin mendim se edukimi është shumë i rëndësishëm në përgatitjen e personelit ushtarak për sfidat e së ardhmes. Ata janë një aset me shumë vlerë i Forcave tona të Armatosura. Në këtë kontekst, si ministre e Mbrojtjes, jam shumë e angazhuar për të bërë të mundur që ne të përzgjedhim kandidatët më të mirë dhe më të motivuar për këtë program, por jo vetëm. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm do të bëjnë më të mirën për të përfituar nga ndihma e dhënë nga Shtetet e Bashkuara. Jam e sigurt se ky program do t’ju vijë në ndihmë FA për të rritur më tej nivelin e inter-operabilitetit dhe standardizimit, jo vetëm me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, por edhe me forcat e armatosura të vendeve të tjera të NATO”, - ka nënvizuar ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

ARVIZU

Në deklaratën e tij, ambasadori i SHBA, z. Aleksandër Arvizu, u shpreh se, thuajse një vit më parë Ministria e Mbrojtjes dhe FA zhvilluan konsultimet dypalëshe amerikano-shqiptare të mbrojtjes. Drejtues të lartë të FA, këshilltari ushtarak i kryeministrit, gjeneral brigade në lirim, Sandër Lleshi dhe këshilltari politik i presidentit, gjeneral brigade Jeronim Baze, propozuan një ide novatore për të përmbushur këto tri gjëra. Së pari, rritjen e profesionalizmit të Forcave të Armatosura; së dyti përmirësimin e numrit të rekrutimeve dhe ruajtjen e tyre dhe së treti, ndihma për Shqipërinë për ta bërë trupën e oficerëve dhe nënoficerëve të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO. Në bashkëpunim me shtetin e Nju Xhersit përfaqësuar sot këtu nga oficeri i Operacioneve të Përbashkëta të Gardës Kombëtare dhe komandanti i Institutit të Bashkëpunimit Rajonal i morëm synimet e gjeneralëve dhe i bëmë realitet. “Sot, - ka nënvizuar ambasadori Arvizu, - po njoftojmë se Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes, si dhe ushtria kanë dhënë autorizimin ligjor që është i nevojshëm në mënyrë që ushtria amerikane të trajnojë oficerët shqiptarë dhe se po angazhojmë një grant prej 1.3 milion dollarë për këtë program”. Ky autorizim, ka vijuar më tej ambasadori Arvizu, paraqitet sot këtu nga Letra e Ofertës dhe Pranimit të saj. Firma e ministres Kodheli në këto letra do të lejojë Gardën Kombëtare të Nju Xhersit dhe FA Shqiptare të programojnë me siguri burimet dhe të përpunojnë e miratojnë planet për ekzekutimin e programit pilot me një numër nga 15 deri në 50 kandidatë brenda harkut kohor maj-korrik 2014. Dëshiroj të theksoj se kjo klasë me këtë program do të jetë i pari i këtij lloji në historinë e programit të partneritetit të shtetit dhe të rrjetit tonë kombëtar të shkollave për oficerë ushtarakë. Kjo është një mundësi unike dhe bëhet për herë të parë. Është me vend që një nder i tillë i shkëlqyer të bëhet për miq dhe aleatë kaq të ngushtë të SHBA siç është Shqipëria”, ka përfunduar ambasadori Arvizu.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe

Pas lajmit për ekzekutimin e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanovic, ka reaguar Tirana zyrtare.

   Kryeministri Edi Rama pasi u pyet nëse janë të rrezikuar shqiptarët nga situata kriminale sot, ka treguar një histori që ka ndodhur vi

   Kryeministri Edi Rama, të hënën në darkë, i ftuar në emisionin ‘Tonight’ në Ora News, deklaroi se do ta bënte 1 mijë herë prishjen e k

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kapja e organit të akuzës nga kryeministri Edi Rama është paralajmëruar më he

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një propozim të veçantë, ndërsa kërkoi që të bëhej një rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve.

Pasi la mandatin e deputetit Bashkim Fino i cili kandidon për kryetar të FSHF-së, deklaron se tërhiqet nga të gjitha funksionet brenda Pa

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kopjen origjinale të policës ndërkombëtare të