Shefi i Qeverisë Edi Rama i ka kujtuar sot Lulzim Bashës një mesazh që i ka dërguar, kur sipas tij, lideri i opozitës i ka hyrë rrugës së protestave.

Rama e ka quajtur Bashën si mikun e tij rrugë-humbur, duker i bërë ftesë për dialog.

“Kam një mesazh për mikun tim rrugë-humbur. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, përpara shumë kohësh. Po e përsëris prapë se nuk je vonë akoma që të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshte se llogarinë ata që të ndjekin, do ta kërkojnë ty. Nuk ka lider në botë, por ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i alternatives udhëheqëse nga ky stacion që thoshe aman ik. Unë jam këtu i gatshëm për dialog, për të diskutuar me Lulzim Bashën. I kanë djegur karriget e tyre dhe janë popull.  Ulemi, flasim dhe kthejmë në nisma ligjore shqetësimet që ata kanë për të përmirësuar jetën e popullit, nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar. Të ulemi dhe të flasim për çdo shqetësim. Të ulemi, të flasim për çdo gjë, së ndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës, ata të cilët kanë ende mundësi që të kenë turp”, ishte ftesa që bëri Rama.