Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja komentoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin.  

"Çështja Tahiri ngelet e drejtësisë si çdo qytetar tjetër ka të drejtë të apelojë vendimin në të gjithë shkallët e drejtësisë" u shpreh Manja nga Dropulli në një prononcim për median.

Saimir Tahiri u dënua mbrëmë me 5 vite burg të konvertuar me 3 vite shërbim prove, ndërkohë prokuroria deklaroi sot se do të apelojë vendimin.