Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme teksa deklaroi se është gati të rishikojë dekretin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, shprehu edhe njëherë vendosmërinë e tij për të lënë mandatin e Presidentit, në emër të zgjidhjes së krizës politike.

Ndërkaq, gazetari Artur Zheji ‘ka trazuar ujërat’ në studion e Ora News ku ka thënë se Meta do i propozojë Ramës dorëheqjen e tij, me kusht që dhe vetë kryeministri të japë dorëheqjen e të largohen të dy.

‘Meta thotë që unë jam gati ta vë mandatin tim në tavolinë, por në fakt se kush do ja thotë që vëre këtë nuk na e ka thënë akoma. Në momentin që nuk do të ketë natyrë provokative, por thjeshtë gazetareske, por do jetë me impostim politik, Meta do ta vërë mandatin e presidentit në tavolinën e çdo lloj bisedimi që ka si qëllim zgjidhjen e krizës dhe këtë e kam nga informacione të mijat. Kjo nuk është e dyshimtë sepse e ka bërë edhe më parë, 2 apo 3 herë dhe kjo do të thotë që po piqet momenti që mandati i Presidentit të vihet në tyrezë, por me reciprocitet. Unë mendoj se nëse Meta do ta bëjë këtë, do ti thotë Ramës: Unë po e jap dorëheqjen jepe edhe ti. Se erdhëm bashkë në pushtet ikim të dy bashkë. Kjo do jetë me siguri ftesa më interesante e politikës shqiptare’, tha Zheji.