Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bashkë me demokratin Gazmend Bardhi, sa i takon çështjes së audio-përgjimit ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Teksa mbante një fletë të bardhë, ku shkruhej "Unë nuk jam Ervin Salianji", në një prononcim për News 24, Salianji ka ironizuar ministrin Fatmir Xhafaj.

"Sa mund të mohoj unë që nuk jam Ervin Salinaji, aq mund ta mohojë Xhafaj që audio-përgjimi nuk është i vërtetë", tha deputetit demokrat.