Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinke lidhur me luftën ndaj korrupsionit.

Në postimin e ambasadores është cituar një nga paragrafët e deklaratës, ku thuhet se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve.

Më tej në deklaratë thuhet se është arsyeja pse SHBA është e përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion.

“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm”,- thuhet në citimin e Blinken.