Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografi me kryeministrin Edi Rama dhe thekson se e ardhmja e Shqipërisë është Europa, ndaj duhet të fillojnë negociatat.

Me anë të një postimi në Twitter, Leyen thotë se është e lumtur për takimin me Ramën dhe mbështet Shqipërinë për rindërtimin dhe menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. 

“Jam e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe trajtimin e pandemisë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe duhet të fillojnë negociatat”, shkroi Leyen.