Vaksina antiCovid/ Zbulohet kur do të miratohet në Kuvend marrëveshja me kompaninë Pfizer

13/01/2021 - 17:02

Gjatë seancës së 28 janarit, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinën antiCovid në Shqipëri.

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin e punëve të Kuvendit, për periudhën nga 18 janari deri më 5 shkurt.

Duke marrë shkas nga situata e pandemisë komisionet do të vijojnë të mblidhen online kurse seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.

Po ashtu Konferenca ka miratuar edhe kalendarin tre-javor të punimeve që do të jetë periudha 18 janar- 5 shkurt 2021.

Më 1 janar të këtij viti kryeministri Edi Rama bëri me dije se kompania Pfizer do t’i shesë Shqipërisë 500 mijë doza vaksine anti-Covid gjatë këtij viti. Kreu i qeverisë deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

Megjithatë procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi këtë të hënë, pasi u siguruan 975 dozat e para të vaksinës nga një vend i BE-së, për të cilin është preferuar që të mos thuhet emri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot të dhënat zyrtare të përpunuara nga "Zëri i Amerikës", ku shprehet se numri i të prekurve nga pande

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo n

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në

Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar edhe prioritetet kryesore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa statistika.