Vaksina ndaj COVID-19/ Manastirliu: Po punojmë me KE dhe disa shtete të BE, për të qenë në një linjë

27/11/2020 - 13:38

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për vaksinën ndaj COVID-19 dhe oër përpjekjet që po bën qeveria për ta siguruar.

Manastirliu thotë se deri tani qeveria veç parapagesës 3.9 mln dollarë tek COVAX po merret me investimet e nevojshme si dhe po trajnon stafin.

Ajo shton se Shqipëria po punon ngushtësisht me KE dhe disa shtete të BE për të qenë në një linjë me to kur vaksina të dalë.

"Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët", tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me një postim në rrjete sociale, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka ironizuar me rikonstruksionin e bashkisë, që do të kushtojë 30

I ftuar në emisionin "Arena" të Dritan Hilës në RTV Ora, kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj u shpreh se Durrësi do të ndikojë në rezult

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e ka cilësuar “papërgjegjshmëri të “Rilindjes”” faktin se bashkia e Durrësit ka planifiku

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me procesin e vaksinimit anti-covid, ndërsa nuk i ka kursyer kritik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat e kreut të grupit parlamenta

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën "Opinion" në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke de

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i 71 i Shtetit të SHBA.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjet që i hapin rrugë blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga kompania Pfizer.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka qenë sot në zonat e përmbytura në Durrës bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milv