Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar me kritikat për BE ditën kur miratohet në Kuvend marrëveshja e qeverisë shqiptare me Pfizer.

Rama thotë se BE e la fatin e vaksinimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor tek marrëveshjet bilaterale. Madje ai kujton se nga vendet e rajonit që nuk janë pjesë e BE-së vetëm Shqipëria e Sebria kanë filluar vaksinimin, asnjë tjetër.

“Në konceptin e planifikimit të marrjes së aksesit përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes, e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër s’ka filluar me vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit, ashtu si vendet e tjera prej kohësh kanë parapaguar për akses në vaksinë përmes COVAX, një platformë e ndërtuar pikërisht për t’iu dhënë për të aksesuar pavarësisht statusit në aspektin ndërkombnëtar. COVAX ende nuk është hapur. Akoma nuk ka filluar furnizimi. Flitet se do nisë së shpejti.”– tha Rama.