Partia Demokratike ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se derisa të dalë e vërteta ligjore, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shkruan se Rama pasi heshti për 11 ditë, tani po përdor të njëjtën taktikë që përdori me Elvis Roshin, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Armando Prengën, Artur Bushin.

Sipas Bardhit, lojës me larje duarsh ia ka ardhur fundi.

POSTIMI I PLOTË

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.