Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se kryebashkiaku Vangjush Dako është peshku i madh i cili duhet të arrestohet.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se sulmet e Bashës ndaj Prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura që vetë ai ka me drejtësinë.

"Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s'ka më peshk se rob jo e jo, që s'e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës  për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet."