Ish kryetari i bashkisë së Durrësit ka marrë fletëthirrje nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Fletethirrja lidhjet me hetimin e dosjes "339". Nuk ka informacione nëse Dako është thirrur si i dyshuar apo si person në dijeni të ngjarjeve.

Më 30 korrik 2019, ish kryebashkiakut socialist të Durrësit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA. 

"Kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako" deklaroi Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer në një intervistë për “Zërin e Amerikës” 

më 18 maj 2019 Dako u mor në pyetje nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”,  përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Dako është akuzuar nga opozita se ka blerë votat në Durrës në bashkëpunim me bandën Avdylaj. Madje PD i është referuar përgjimeve të dosjes 339, ku ai bisedonte me të ashtuquajturin Niçja. Për këto përgjime më herët Dako është shprehur se ai ka biseduar si me çdo zgjedhës dhe se nuk bëhet fjalë për blerje apo shitje të votave.

Marrja ne pyetje zgjati disa orë. Ndërkohë në kuadër të këtij hetimi është në burg Altin Avdyli, i njohur si Niçja, i arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut të akuzuar për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë./ Rtv Ora