Ndërkohë që replikonte pas akuzave të opozitës për përmbytjet, kryeministri Rama ka reaguar edhe ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila po fliste ndërkohë nga vendi.

"Ja dhe kulla e vrojtimit, lëri kanalet ti, nuk të kemi për kanale ty, ty të kemi për det. 'Det o det i gjerë plot me ëndrra e përjetime', nuk të kemi për kanale ty"– tha Rama, teksa i drejtohej Vokshit.