Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Varhelyi shprehet i kënaqur që kryeministri Rama mirëpret opinion nga Komisioni i Venecias, por shton se duhet pritur opinioni pastaj të bëhet rivotimi në Kuvend.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimeve kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi.