Varrimi i Kacifas, reagon Rama: Hienat përdhosën flamurin e tyre

08/11/2018 - 19:57

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ku morën pjesë mbi 1 mijë grekë të cilët këndua në kor thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare.

Një qytetar i shkruan Ramës në Facebook se greku erdhi dhe na provokoi, por kryeministri shprehet se Shqipëria s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk “fëlliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojnë si hiena e këndojnë si korba.

Komentuesi: Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.

Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar sot një video-montazh, i cili sipas tij tregon momentin e arrestimit të “Eskobarit të Ballkanit” të

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, nga Skrapari, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe deputetin e zonës, Blendi Klosin, aktu

Pas publikimit të fotomontazhit nga kryeministri Edi Rama ku shfaqej nudo dhe poshtë tij bënin selfie dy kryeopozitarët Basha e Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka uruar një të ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët duke zgjedhur disa foto nga Dhërmiu.

Nga Ylli Manjani

Laj baj thaj ky njeri di vetëm të nxjerrë hallatet në publik, që të tërheqë vemendje! 

Partia Demokratike ka shpallur emrat e 15 anëtarëve të Kryesisë së re pas zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar.

Befason Kryeministri Edi Rama me postimin e tij të fundit në Instagram.

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim përfaqësues të shoqatës “Tirana”.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që u mblodh sot për të zgjedhur drejtuesit e rinj por edhe për të caktuar se cili do të jetë aksi

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana prezantoi listën e emrave fitues për sekreta