Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI-së, ka ngritur zërin sot për një emergjencë kombëtare: "Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor është në rrezik," ka deklaruar ai.

Në një shënim në "Facebook", Vasili shkruan:

"Ky kryeministër flet dhe thotë: s'e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhë prokurorin e përkohshëm. Kush ia dha këtë të drejtë narkotrafikantëve? Ky nuk ka asnjë të drejtë as kushtetuese, as ligjore.

Kuvendi i Shqipërisë, shërbimi i tij juridik shpjegon qartë dhe me shkrim se duhen 84 vota. Ku i ka kryeministri 84 vota? Apo shpjegimet që nuk i pëlqejnë nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?

Ka konsensus të plotë me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.

Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.

Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre. Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!"