Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me deputetët holandezë.

Vasili shkruan në Facebook se Rama po lufton kundër "armiqve" gjermanë dhe holandez. Me ironi Vasili shkruan se Rama ka të drejtë që i sulmon, pasi ata kërkojnë që të luftohet krimi dhe korrupsioni në Shqipëri.

STATUSI I PLOTË

Kryeministri lufton kunder “armiqve” gjermane e holandeze.Aferim.

Kryeministri po lufton me trimeri kunder armiqve gjermane e holandeze se fundmi.

Dhe ka shume te drejte ky kryeministri.Si mundet qe gjermanet e holandezet te kerkojne te luftohen trafikantet dhe krimi i organizuar.Si mundet te kerkojne te luftohet korrupsioni shperthyes.

Keta te huajt duket qarte qe i duan te keqen Shqiperise, ndaj kryeministri duhet t’i demaskoje dhe t’i luftoje deri ne fund ata.

Bile edhe ambasadoret e tyre duhet ti deboje nga Shqiperia.

Bile as te mos pranoje te hyje ne BE ku jane edhe keta armiq te Shqiperise.

Kryeministri ka te drejte jo gjermanet dhe holandezet.

Kryeministri e do kete vend me trafiqe,me droge,me kriminele,me korrupsion shperthyes.

Ka te drejte kjo eshte Shqiperia,qe ai do por qe ne s’e duam.