Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pas seancës parlamentare, foli në dalje të Kuvendit për një “shkatërrim përfundimtar të Parlamentit nga ana e Ramës e Ruçit” që i ndërprenë fjalën opozitës.

“Sapo asistuam në shkatërrimin përfundimtar të Parlamentit. Mazhoranca me në krye Ramën dhe Ruçit morën dhe vendimin përfundimtar për t’i hequr mundësinë opozitës që të flasë”, u shpreh Vasili.

“Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkoi që Basha të vazhdonte të fliste, dhe të merrte të gjithë kohën e duhur. Sot rrëmbimi i fjalës, shkatërrimi i parlamentit si institucion, për të justifikuar opinionin negativ për negociatat, pikërisht për shkak të kësaj qeverisjeje, bënë hapin e fundit të shkatërrimit”,tha Vasili.

“Kooperativa e Ruçit, Ballës, Ramës vendosën të kooperativojnë dhe parlamentin,” tha Vasili.