Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit për shpërblimin e mjekëve dhe infermierëve.

Në një video mesazh në Facebook, Vasili shprehet se mashtrimi dhe tallja ndaj mjekëve është e pafalshme nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë

Kryeministër turp, që përçan shëndetësinë shqiptare se nuk do të paguash shpërblimin! (VIDEO)

Kryeministër turp që ju ha djersën dhe ju mohon shpërblimin mjekëve dhe infermierëve, që po përballen me pandeminë anë e mbanë vendit!

Kryeministër turp që i gënjeve dhe ju kursen mjekëve shpërblimin dhe ndërkohë nuk kursen miliarda për koncesionet dhe oligarkët!