Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili teksa liston shkeljet e qeverisë Rama sipas tij, ironizon organin e akuzës me pyetjen “Prokuroria çfarë bën?”

Vasili përmend në Facebook mos marrjen e pagave nga pedagogët, projektin e ndërtimit të HEC-eve në Osum dhe thirrjen e Ramës për punonjësit e policisë në fushatën e vitit të kaluar.

STATUSI I PLOTË

Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën?

Kryeministri dhunon ligjin dhe i thote policise flakni uniformat e beni vota per rilindjen.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Pedagoget nuk marrin rrogat se aktet nenligjore qeveria nuk i ben.Ministrja e arsimit kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri megjithse i paralajmeruar jep leje per HEC ne Osum dhe dhunon ligjin.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri shperdoron qindra milion leke per palmat e thara ne autostrade.Pastaj kerkon falje.Prokuroria cfare ben???
Kryeministri kete drejtesi te ligë kerkon,qe per vete ti mbylle fajet e tij me nje falje.
Ndersa drejtesia tjeter per qytetaret qe i fut ne burg per pese leke energji elektrike te papaguar apo nje fature uji,apo per nje shkelje te rendomte rrugore.

Kjo eshte drejtesia "e re" e thare si palmat ne autostrade.