Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi emrat e dy vëllezërve Budina, që u prekën nga koronavirusi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili theksoi se Rama duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për krimin e publikimit të emrave të vëllezërve Budina.

“Ndjekja penale dhe dënimi i Edi Rames eshte gjeja me e paket per te, shto ketu edhe shperdorimin flagrant te detyres permes keqperdorimit te te dhenave shteterore”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT

Edi Rama te ndiqet menjehere penalisht dhe te denohet per krimin e publikimit te emrave te vellezerve Budina si te prekur me COVID-19!
Ruajtja e privatesise se pacientit dhe mospublikimi i semundjes se cdo lloji eshte ligj absolut.
Edi Rama ka shkelur e dhunuar haptas ligjin.
Ndjekja penale dhe denimi i Edi Rames eshte gjeja me paket per te shto ketu edhe shperdorimin flagrant te detyres permes keqperdorimit te te dhenave shteterore.
Prokurori zgjohu se po mbulohesh me turp!
Qytetaret jane te gjithe te barabarte perpara ligjit.