Vasili: Rama dhe mashtruesit e tij lanë pa negociata edhe Maqedoninë e Veriut

21/10/2019 - 15:42

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se presidenti i Francës, Emanuel Makron e ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk meriton hapje negociatash, ndërsa Maqedonia e Veriut po.

Vasili tha se Makron deklaroi se nuk janë hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, vetëm që Shqipëria mos të lihet jashtë, pasi kjo të ishte fatale për rajonin.

Sipas ish-deputetit, Rama është fajtor pse sot nuk janë hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut.

DEKLARATA E VASILIT

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Jemi sot në këtë komunikim së bashku pas lajmit tronditës për moshapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe njëherazi përballë opinionit publik, u gjend njëherazi përballë dhe me një mashtrim të palodhur, një gënjeshtër të palodhur të qeverisë, e cila përballë një situate të tillë kritike tenton të fshihet dhe tenton të mashtrojë duke u tërhequr nga të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë shumë të mëdha që rëndojnë mbi të.

Megjithatë për të zbërthyer përveç anës politike edhe anën mizerabël morale të kësaj mazhorancën të këtij kryeministri dhe të gjithëve atyre qe e rrethojnë, ju ftoj të ndiqni se çfarë kanë thënë këta përfaqësues të padenjë, këta përfaqësues të paturp që ndodhen të ulur dhe kanë uzurpuar zyrat e qeverisë lidhur me këtë çështje dhe mbiu premtimin e pambajtur solemn dhe zë lartë që ka thënë midis tyre.

Ju ftoj që të ndiqni videon dhe takohemi sërish!

Qytetarë i ndoqët me sytë tuaj, i dëgjuat me veshët tuaj se çfarë mund të bëjë pacipësia në pushtet e një pushteti të kapur, të rrëmbyer për fyti, i cili ka vetëm një obligim, të mashtrojë poshtërisht qytetarët e tij. Njëherazi dua të ndaj me ju dhe një mashtrim të jashtëzakonshëm, të qeverisë, të kryeministrit, të të gjithë këtyre segmenteve që patë, por edhe të gjithë medias së supës së Edi Ramës, e cila identifikoi dhe gjeti se armiku i shqiptarëve paskësh qenë Franca dhe Presidenti Macron që paskëshin penguar Shqipërinë që ajo të ecte përpara. Ju e keni dëgjuar armikun Macron,por të dëgjojmë se çfarë ka thënë ai dhe se si i ka poshtëruar këta mashtrues të rëndomë me fjalët dhe me deklaratën e tij.

Pra të nderuar qytetarë, këta mashtrues bindën të gjithë qytetarët që kishte qenë Franca pengesë, por përkundrazi. Ishte Franca e cila për hir të një Shqipërie, të një qeverie fajtore pafund që i humbi shansin historik Shqipërisë për negociatat, u dënuar padrejtësisht Maqedonia dhe mijëra shqiptarë, vëllezërit tanë që jetojnë atje për të bërë një hap përpara drejt integrimit evropian, sepse i pengonte Shqipëria. Presidenti Macron tha: Dje dëgjova disa fjalë se thuajse mbërritëm unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë! Padyshim aty kishte një shumicë të gjerë që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend, do të ishte një gabim i tmerrshëm.

Pra, për shkak të Edi Ramës, dhe të tërë këtyre mashtruesve që i patë vetë me video se çfarë janë, u dënua padrejtësisht edhe Maqedonia e Veriut dhe njëherazi, ëndrra e mijërave shqiptarëve u shua në këtë rast për një shkak dhe për një fajtor të vetëm. Ky është Edi Rama, propaganda gëbëlsiane e tij dhe urrejtja që ka për popullin Shqiptar, sepse mashtrimet e këtij soji do të thotë që ai konsideron shqiptarët qenie të ulëta, qenie të poshtëruara, qenie që nuk kanë mend dhe mendon se shqiptarët nuk e kuptojnë këtë mashtrim. Por shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, ato shqiptarë kanë qenë me dhjetëra-mijëra që kanë dalë nëpër sheshe, ata shqiptarë kanë qenë që mbi 85% refuzuan votimet komuniste të tij. Unë u vendosa në dispozicion edhe dy dëshmi të tjera për të kuptuar se çfarë mashtruesi ka në krye të qeverisë dhe se pse të gjithë duhet të nxitojmë që ky mashtrues, ky uzurpator i paligjshëm i zyrës së Kryeministrit duhet të largohet sa më parë nga kjo zyrë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi çdo gjë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përfshirë në debatin për listat e hapura.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, përmes një postimi në Facebook, shkruan se e drejta e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për

Ndryshe nga se thotë Ministria e Financave, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se vlerësimi i fundit i Moody’s për Shqipërinë t

Është kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta të vizitojë trojet shqiptare. Ashtu ka bërë edhe këtë fundjavë.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sërish pasi Ministria e Ekonomisë dhe Financave tha se pavarësisht dy goditjeve të njëpasn

Sipas ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore