Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me padinë që depozitoi ndaj homologut të Kosovës, Ramush Haradinajt.

“Që Rama është tradhëtar dhe Haradinaj patriot këtë s’ka gjyq që e ndryshon.”, thotë Vasili ndërsa shkruan  se Rama e urren Shqipërinë, ndërsa Haradinaj derdh gjak për Kosovën.

POSTMI I PLOTË

Qe Rama eshte tradhetar dhe Haradinaj patriot kete s’ka gjyq qe e ndryshon.

Qe Rama e urren Shqiperine dhe Haradinaj derdh gjak per Kosoven as kete nuk e ndryshon dot asgje.

Qe Rama shkaterron Shqiperine per karrigen e tij dhe Haradinajt nuk i intereson fare karrigia e tij para interesit te Kosoves as kete nuk e luan topi.

Qe Rama kryeminister vjedh zgjedhjet ne Shqiperi dhe Haradinaj kryeminister ben zgjedhje shembullore ne Kosove as kete s’ka bir nene ta diskutoje.

Qe Rama i percan shqiptaret dhe Haradinaj i bashkon as kete nuk e diskuton dot kerkush.

Ky eshte Rama dhe ky eshte Haradinaj dhe gjykimi i shqiptareve eshte bere dhe vendimi i tyre eshte :

Rama eshte tradhetar dhe Haradinaj patriot!!