Vasili: Rama kundër integrimit të vendit, do të krijojë një ndjenjë armiqësore të shqiptarëve ndaj BE-së

17/01/2021 - 13:39

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një reagimi për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se ky i fundit është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një deklarate, Vasili, në emër të LSI-së, thekson se të gjithë veprimet e Ramës dhe e gjithë retorika e tij i shërbejnë vetëm kësaj strategjie dhe se do të demonizojë BE-në.

Sipas Vasilit, 25 prilli mbetet sfida më e madhe e çdo shqiptari.

REAGIMI I LSI:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare

Është shumë e qartë për të gjithë ju, shqiptarët që jetojnë këtu por dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që Edi Rama nuk e do dhe është orientuar qartë e të mirëpërcaktuar kundër integrimit europian të Shqipërisë dhe antarësimit në BE.

Të gjithë veprimet e tij dhe e gjithë retorika e tij i shërbejnë vetëm kësaj strategjie. Njëherazi dhe mashtrimi sistematik pse jo demonizimi i BE ka pasur një qëllim akoma më të lig. Për të krijuar një ndjenjë armiqësore të shqiptarëve ndaj BE. Është shumë e qartë kjo strategji e Edi Ramës është një alibi e mirëfilltë për të justifikuar veprimet e tij anti europiane dhe orientimin e tij drejt realiteteve të tjera që nuk janë europiane e që nuk mbartin për hiçgjë asnjë nga vlerat shumë të rëndësishme të të gjithë Evropës. Sigurisht që integrimi europian për Shqipërinë dhe shqiptarët do të thotë qartë demokraci e konsoliduar do të thotë konsolidim dhe sundimi shtetit të së drejtës, konkurrencë e ndershme, ekonomi e dekriminalizuar do të thotë bllokim të pastrimit të parave, do të thotë transparence të plotë të të gjithë veprimeve, liri të medias, zëri dhe syri i qytetarëve të jetë mbi qeverisjen. Një raport të mazhorancës së qeverisë dhe opozitës që kontrollon por të gjitha këto vlera janë pikërisht e kundërta e asaj që Edi Rama bën dhe asaj që Edi Rama kërkon.

Është shumë e qartë që shqiptarët që në vitet 90 patën vetëm një orientim dhe një kërkesë. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Pra ky objektiv strategjik është i patjetërsueshëm , i pandryshuar dhe nuk do të kishte asnjë aleance fiktive cilado qoftë e momentit të Edi Ramës me këdo që mund ta ndryshonte atë.

Për të konkretizuar veprimet konkrete të tij kemi denoncuar për disa ditë radhazi marrëveshjen e bërë nga Edi Rama me Emiratet e Bashkuara me biznesmenë konkretë dhe projekte konkrete duke shkelur Kushtetutën e duke marrë përsipër ti bëjë këto gjëra pikërisht me qetësinë më të madhe dhe më një qetësi do thosha kriminale të një mafioziteti shtetëror duke rënë dakord në atë marrëveshje që të gjitha kontratat, projektet, marrëveshjet që bëhen me sipërmarrësit e e Emirateve, nuk do ti nënshtrohen prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurruese publike dhe asnjë procedure tjetër. Kështu ka vendosur Edi Rama.

Por çfarë thotë marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Kjo marrëveshje ishte guri kilometrik baza themeli mbi të cilën u ngrit gjithë procesi i integrimit europian i cili kërkoi 9 vjet nga viti 2000 deri ne vitin 2009, për konkludimin e tij e i hapi rrugën Shqipërisë për tu bërë një vend kandidat në BE e për të synuar hapjen e negociatave për anëtarësim. Pa këtë marrëveshje të jashtëzakonshëm, të shumanshme, që përmbante blloqe të jashtëzakonshme siç ishte dialogu politik, integrimi ekonomik e çështje të tjera, sot nuk do të kishim asnjë hap në integrimin europian dhe Europa do të ishte më larg se kurrë. Por kjo marrëveshje e patjetërsueshme e miratuar me ligj më Kuvendin e Shqipërisë përcakton qartë si veprime që nuk përputhen dhe e kundërshtojnë atë pra bie ndesh. Janë pikërisht veprime në të kundërt të saj që e dëmtojnë, e zhbëjnë themelin e integrimit europian.

Ka përcaktuar si të tilla të pa pranueshme të gjitha marrëveshjet e sipërmarrjes të cilat kanë objektiv apo për pasojë parandalimin apo kufizimin e konkurrencës. Së dyti i quan të papranueshme abuzimin me pozicionin dominues . Së treti çdo ndihmë shtetërore e cila shtrembëron ose rrezikon të shtrembërojë konkurrencën duke favorizuar sipërmarrje të caktuara apo prodhime të caktuara

Siç është rasti i kësaj marrëveshje. Gjithashtu marrëveshja përcakton që palët BE-Shqipëri përcaktojnë dhe institucionet e pavarura me të gjithë kompetencat e nevojshme që ata të kontrollojnë që konkurrenca e ndershme të funksionojë. Citova nenin 71 pika 1,2,3. Në pikën 74 të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit thuhet qartë që kompanitë komunitare, gëzojnë të drejtën e fitimit të kontratës në Shqipëri, në bazë të ligjit shqiptar të Prokurimit Publik.

Por duke i përjashtuar siç bën ky me marrëveshjet të gjitha procedurat e prokurimit publik çdo të thitë. Do të thotë që kompaninë evropiane nga vende shumë të mëdha Gjermani, Francë, Spanjë, kudo që të jetë u mbyllet dera. Pasi qeveria shet e blen Shqipërinë si ti dojë qejfi. Është fare e qartë që kjo urrejtje ndaj Europës e cila është artikuluar dhe do të armiqësojë me Evropën arrin deri aty siç e keni dëgjuar, në sulmin që i bëri BE për çështjen e vaksinimit. Duke sulmuar dhe një vend konkret mik tradicionalisht siç është Franca. Që dhe marrëveshjet e stabilizm asocimit i ka firmosur shumë më përpara se edhe shumë vende fqinje.

Ndërkohë që Edi Rama vaksinon 369 vetë në 6 ditë, pra as 60 vetë në ditë, ndërkohë që këto subjekte ka qenë të rrezikuara e si të tillë brenda një dite duhet të vaksinohen sepse çdo ditë e shtyrë në funksion të propagandës së Edi Ramës është një rrezik i shtuari tyre. Ata mund të infektohen dhe një ditë më pas edhe dy ditë më pas por Edi Ramës nuk i intereson, mund ti mbajë dhe 10 ditë në dorë këto trastë me vaksina vetë e vetëm që të bëjë shoë. Dhe fajin e paska Europa.

Po ç’faj ka Europa kur ky nuk pajis me minimumet bazike personelin shëndetësor të cilin gjoja do ta mbrojë me vaksina. Këtu të nderuar qytetarë keni një peticion të bërë jo larg por që i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë nga Bashkia e Vorës. Dhe çfarë kërkon personel mjekësor i cili ka firmosur. Kërkon as më shumë e as më pak qeverisë dhe Edi Ramës që ti pajisë me maska, doreza dhe dezinfektuat. Mbas 11 muaj që pandemia shtrihet dhe bën dëme të jashtëzakonshme, merr jetë njerëzish, invalidizon plot të tjerë, ky që qahet nga Europa, ky që jargavitet, ky që do të demonizojë Europën nuk u jep 20 km larg Tiranës mjetet më të domosdoshme për ti mbrojtur personelin mjekësor duke mos harruar që 31 mjekë kanë humbur jetën.

Pra fajtori i vetëm është Edi Rama, mafioziteti qeveritar i të cilit shkel çdo parim dhe marrëveshje evropiane dhe praktikisht nuk kursen as jetën e njerëzve. Sigurisht 25 prilli mbetet sfida më e madhe e çdo shqiptari. Një sfidë pa kthim, një sfidë që duhet fituar me çdo kusht pasi në 25 prill shqiptarët do të votojnë për të mbrojtur Shqipërinë dhe për të mbrojtur veten.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto të tijën pas konferencës që pati me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel.  N

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me ko

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa ve

Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike të dorëzojnë brenda afateve dokumentacioni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfiz

Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend për marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme mes kryetarit

Pas firmosjes së kualicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se çdo ëndërr do të bëhet realitet

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosin marrëveshjen me sloganin "Shqipëria, shtëpia që fiton", ku përcaktoh