I pranishëm në protestën e sotme të banorëve të “Unazës së Re”, është edhe edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili iu drejtua banorëve se do të jenë me ata në çdo orë të ditës në mbështetje të tyrë.

“Këta janë në ditët e tyre të fundit si qeveri. Koha e tyre ka mbaruar. Këta janë kthyer në kufoma politike që qelben erë. Sot kjo është një qeveri që populli nuk e shikon me sy, ndaj është mirë që një orë e më parë të largohet. Nëse nuk duan të ikin me të mirë, le të ikin me pahir. Këtu kanë ngritur dorë dhe kanë prekur njerëzit e lirë që që mbrojnë pronën e tyre. Koha e kusarëve ka mbaruar, sot është koha e qytetarëve. Ju jeni pa gjumë, ne jemi pa gjumë. Jemi me ju”, iu drejtua Vasili banorëve.