Dihet tashmë se kryebashkiaku i Tiranës nuk ka më kufi në llojin e tij të propagandës, por ndonjëherë arrin në kufijtë e qesharakes. Në një mbledhje të këshillit bashkiak të kryeqytetit ai po mburrte operacionin anti-KÇK më shumë sa vetë kryeministri Rama. Madje Veliaj tha se ky operacion kishte zhdukur “të fortët”dhe “lacat”nga qarkullimi aq sa ishte rralluar edhe trafiku në Tiranë.

“Një pjesë e trafikut në Tiranë është kot. Xhiro kot që të shohim makinën e re! Sa doli KÇK- ja që të kap dhe të pyet kujt e ke makinën ma trego i çik faturën shkuan të gjithë këto cubat dhe lacat në vrimën e miut dhe ra trafiku në Tiranë” – tha Veliaj. Kush ka udhëtuar këto ditë në rrugët e Tiranës e ka parë trafikun, por ndoshta kryebashkiaku flet për një planet tjetër.