Veliaj fiton gjyqin, Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Albana Vokshin

10/10/2019 - 14:34

Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka dënuar sot ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të gjykatës, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Veliaj e kishte paditur Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata qe ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD.

Pak kohë më parë, kryebashkiaku Veliaj fitoi gjyqin edhe ndaj ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja, i cili u denua për shpifje. Lekët e dëmshpërblimit prej 1 milion lekësh Veliaj i dhuroi për pajisjen me kompjutera të shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamzë.

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq me deputetët e PD do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas dështimit të 31 majit, prej 4 ditësh Ambasada Amerikane ka marrë rolin e negociatorit për të arritur një marrëveshje mes opozitës dhe

Kryeministri Edi Rama tha se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029.

Kryeministri Edi Rama ka folur për udhëtimin që bëri një javë më oarë në Paris.

Depolitizimi i administratës është një kërkesë eksplicite prej 30 vitesh nga ODIHR.

Opozita parlamentare i ka dërguar një letër ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së.

Në një deklaratë për mediat, partia Agrare Ambientaliste (PAA) propozon ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe Sistemin e garantim

Kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar sot takimet në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore.

Nuk janë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama debaton dhe ironizon deputetin e opozitës, Kujtim Gjuzi.

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për Reformën Zgjedhore, e cila ndodhet ende pa një marrëveshje mes palëve, ndonëse pre