Veliaj flet për mandat të tretë në Tiranë: Garën e kemi me veten

12/07/2020 - 16:31

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përfshirë në debatin për listat e hapura. Ai ka folur në ceremoninë e certifikimit të trajnerëve të rinj nga Fondacioni “Qemal Stafa”, ku tha se PS është në garë me veten, për t’u përmirësuar edhe më shumë.

“Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe unë do të punoj 24/7, që Partia Socialiste dhe Edi Rama të fitojnë mandatin e tyre të tretë. Mandati i tretë do të ishte historik sepse në Shqipëri, në 30 vite pluralizëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të mandatohet tre herë radhazi. Unë besoj se i kemi të gjitha argumentat për të kërkuar një mandat të tretë, jo pse opozita është e shpartalluar, por se në 8 vjet jemi partia numër një, e padiskutueshme, garën e kemi me veten. Por, ca gjëra mund t’i bëjmë shumë më mirë”, tha Veliaj.

Sipas tij, vendimi për listat e hapura është më i rëndësishëm, pasi kështu janë qytetarët ata që vlerësojnë një kandidat për deputet. “Vendimi më i rëndësishëm është ai i hapjes së listave. Po të shikoni sot, ka shumë njerëz që më thonë: Ore, ç’është kjo frymë e sharjes dhe vulgaritetit? Është mëse normale kur fatin për sukses në listë ta cakton Saliu apo kushdo tjetër; atëherë ti nuk mendon fare për elektoratin, por mendon që elektorati është vetëm ky që të fut në listë: nëse ai është i kënaqur, ti je lart në listë, nëse është i pakënaqur, ti je poshtë në listë”, shtoi Veliaj.

Veliaj u shpreh se propozimi i PS-së, në fakt, është propozim i shumicës dërrmuese të Shqipërisë.

Mbi 80% e njerëzve duan hapjen e listave. Unë besoj se ky është rasti tipik, kur një parti e madhe i shkon pas popullit, dhe nuk e detyron opinionin publik, t’i shkojë pas partisë. Përqafimi i listave të hapura, së pari do e bëjë debatin më civil dhe nuk do kemi këtë garën e televizioneve çdo natë, kush thotë ndyrësitë dhe poshtërsitë më të mëdha për armikun, sepse do mendosh se po të gjykon populli, i cili do të japë edhe renditjen në listë, dhe jo shefi i partisë”, nënvizoi Veliaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari nga Durrësi lidhur me prerjen e kumbullave dekorativ

Ekperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti, me anë të një deklarate për mediat tha se në treg ka para, por se ata keqpër

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku ka reaguar për prerjen e kumbullave dekorative "Pissardi" në rrugën "Egnatia"

Presidenti Ilir Meta reagon për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vog

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka denoncuar menaxhimin e situatës pas tërmet

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarrolli e ka quajtur vjedhje skandaloze koncensionin Milot-F

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon në një postim në Facebook se Shqipërisë i janë shtuar plot 230 mijë të varfër