Aksionit të mbjelljeve të pemëve iu bashkuan edhe dhjetra biznese e qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të kontribuar për një qytet sa më të gjelbër.

 Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi angazhimin e bizneseve pjesëmarrëse në këtë aksion, ndërsa theksoi se një qytet bëhet më i mirë kur të gjithë kontribuojnë për ta bërë atë më të jetueshëm. 

“Pavarësisht nëse dikush punon në privat dhe në fakt, bën bilancin e biznesit të vet, por në fund fare të gjithë duhet të bëjmë bilancin e Tiranës dhe kur bilanci i Tiranës del pozitiv kemi fituar të gjithë. Sot jam shumë i lumtur që na janë bashkuar shumë kompani. Jemi afër rekordit tonë, kemi edhe 2-3 javë derisa ta thyejmë këtë rekord, por megjithatë them se kur një kompani e kupton që bilanci i Tiranës është po aq i rëndësishëm sa bilanci i biznesit të vet, do të thotë që kemi arritur një stad tjetër zhvillimi”, tha Veliaj.