Veliaj leksion në Londër: Tirana, promotore e start up-eve në fushën dixhitale

19/09/2019 - 14:28

Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale. I ftuar për të folur para një paneli të zgjedhur në London School of Economics (LSE), një nga universitetet më të mira në botë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pati një takim të veçantë edhe me ministrin e ri të Evropës të Britanisë së Madhe, Christopher Pincher, me të cilin diskutoi disa prej nismave me fokus qytetet digjitale.

“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që ndava me publikun në Shkollën Ekonomike të Londrës, shkolla më prestigjioze e këtij qyteti, arritjet e Tiranës dhe ato që të gjithë bashkë kemi bërë si komunitet. Ishte një mundësi fantastike jo vetëm për t’i ndarë këto ndryshime me ekspertë të fushës së planifikimit urban dhe menaxhimit të qyteteve, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të takuar ministrin e ri të Evropës të Britanisë, i cili na konfirmoi se, edhe pse Britania tashmë ka marrë vendimin për të dalë nga BE-ja, do ta ruajë interesin në Ballkan”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi interesin e vazhduar të Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë dhe theksoi se ashtu si me Shkollën Ekonomike të Londrës, ku Tirana po promovohet si histori suksesi, ky bashkëpunim do të vijojë edhe me qeverinë britanike, sidomos në fushën e digjitalizimit të qyteteve inteligjente.

“Kemi që nga koha e viteve të luftës së ftohtë, ku flitej për rrezikun anglo-amerikan, por jemi sot zyrtarisht një nga popujt më pro-amerikanë, më pro-britanikë, më pro-evropianë, ndaj është një lajm shumë i mirë interesi i vazhduar i Britanisë. Ashtu si me Shkollën Ekonomike të Londrës, ku Tirana po promovohet si histori suksesi, po mundohemi që me qeverinë britanike, të promovojmë kompani të reja (start-up) në fushën e digjitalizimit të qyteteve inteligjente, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e Londrës. Jemi duke folur edhe me disa agjenci britanike, që qyteti i Tiranës të kthehet në një promotor për të krijuar një ekosistem, por edhe për të financuar start up-et, sidomos në fushën dixhitale”, tha Veliaj.

Një prej projekteve më ambicioze të Bashkisë së Tiranës është transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan. Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se do të shfrytëzohet edhe eksperienca e shkollave britanike për mbështetjen e duhur të të rinjve dhe nismave të tyre për biznes.

“Piramida është një projekt fantastik, por është vetëm fillimi i një shkolle alternative të teknologjisë së informacionit. Pjesa tjetër kërkon financim, që talentet që do dalin nga Piramida apo nga gjithë këto përvoja, siç është eksperienca fantastike e shkollave të shekullit 21 e Këshillit Britanik, të kenë edhe financat e duhura me ata që quhen investitorët ‘engjëj’ ose me mini-kredi, siç mund të jetë Bashkia e Tiranës dhe agjenci të tjera, që të kemi histori suksesi biznesi në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Veliaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një postim në “Facebook”, shkruan se jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili teksa ka publikuar mesazhin e mikut të tij, sportistit Florian Riza, deklaroi se në spitalin Infektiv

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me akuzat e kryeministrit Rama në adresë të opozitës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në mesnatë për të gjithë ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ se 17 pacientë kanë fiyuar betejën kundër

Kyeministri Edi Rama është në një lidhje ‘Live’ në emisionin Open te Eni Vasilit në Top Channel ku po u përgjigjet disa pyetjeve në lidhj

Koordinatori për situatën COVID 19, Arben Ahmetaj deklaroi se brenda institucioneve qeveritare është duke u diskutuar paketa e dytë ekono

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se është krenare që mbikqyri në terren dhurimin e ndihmës së SHBA me pajisje mjekësore për person

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, me anë të një statusi të publikuar në Facebook, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në drejtim

Ish-presidenti Bujar Nishani ka akuzuar qeverinë se po gënjen shqiptarët për numrin real të viktimave nga pandemia e COVID-19.