Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me një mik të veçantë të vendit tonë, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.

Siç e shihni edhe nga kjo foto e publikuar në Twitter nga Veliaj, miqësia me ish-diplomatin amerikan është tepër e madhe, ndërkohë që kryebashkiaku e vlerëson atë një diplomat të klasit të parë dhe avokat të Shqipërisë.

Ish-ambasadori Arvizu mbetet një nga avokatët më të mëdhenj të vendit tonë. Rreth një vit më parë ai vizitoi Tiranën, ku mbolli edhe një pemë me Veliajn, dhe vlerësoi transformimin e jashtëzakonshëm që kryeqyteti ka pësuar vitet e fundit.

“Është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre dhe kjo mund të inspirojë për të tjera gjëra. Unë e njoh Kryebashkiakun, por më e rëndësishmja, e di që Kryebashkiaku po punon edhe në gjëra të tjera, ndoshta jo kaq të dukshme, por që gjithashtu do të përmirësojnë jetën e njerëzve”, tha asokohe Arvizu.