Veliaj: PD punon për Zenin, që t’i shpëtojë burgut për vrasjet e Gërdecit

01/10/2020 - 21:10

Edhe Landi i West Side Family i është bashkuar Erion Veliajt në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Me Landin në krah, Veliaj bëri edhe një krahasim mes Partisë Socialiste, si forca që mbështet gjithmonë të rinjtë “e bërë vetë”, dhe PD-së, e cila vazhdon të mbahet peng nga njerëz që duan t’i shpëtojnë burgut.

“Landi nuk është çun VIP-ash, s’e ka bërë mami dhe babi. Është bërë vetë. Tani krahasoni Landin me Zenin! Landi nuk ka hedhur njeri në erë, për Landin nuk është vrarë njeri në Bulevard, shtëllunga bombash nëpër fshatra nuk janë formuar për Landin. Ndaj pyes: Cili është modeli që do të bëhesh në jetë? Çuni i babit, që hedh njerëz në erë dhe ia hedh pa lagur, se e mbron babi 80 vjeç që vazhdon të kërruset, të zvarritet, që mban peng një komb të tërë që të shpëtojë çunin nga shpërthimet, vrasjet e krimet?

Apo do duam të bëhemi si Landi? PS nuk ka vrarë kurrë njerëz me plumba në mish, nuk ka hedhur kurrë njerëz në erë dhe nuk ka promovuar kurrë modelin e çunit të babit, që babi të mbajë peng një vend të tërë, që çuni të shpëtojë nga burgu! Keni ardhur në një parti, ku ne kemi idhuj dhe duartrokasim ata që janë bërë vetë, që kanë talent, që përveshin mëngët dhe kanë ecur përpara vetë”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se lipset një mandat i fortë për Edi Ramën dhe për PS në krye të punëve të vendit. “Kush është socialist i vjetër e mban mend çfarë i ndodhte bashkisë kur qeveria nuk e ndihmoi. E mbani mend fadromën tek “Zogu i Zi”? Imazhin e asaj fadrome që erdhi për të shkatërruar çdo punë të mirë në këtë qytet? Ndaj, siç kam vendosur unë t’i jap një dorë Edi Ramës, dua të shoh duart tuaja. Puna nuk ka mbaruar, misioni nuk ka mbaruar, e ardhmja jonë nuk është akoma gati, kemi plot punë për të bërë, ndaj dua t’ju shoh këto 206 ditë të gjithëve në këmbë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren tonë”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj ftesë edhe për demokratët: “Ja pse duhet të vini në familjen tonë socialiste; PS meriton mandatin e tretë”

Nga Njësia 1, Kryebashkiaku dhe drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj nisi sot turin e takimeve me Asambletë socialiste të kryeqytetit. Veliaj kërkoi mbështetjen për një tjetër mandat të tretë qeverisës për PS-në, duke theksuar se vetëm PS i ka përveshur mëngët për të transformuar Tiranën dhe Shqipërinë. Ai nënvizoi se falë Partisë Socialiste dhe bashkëpunimit të kryeministrit me kryetarin e Bashkisë, jeta në Tiranë është më e mirë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-

Në Durrës, procesi i rindërtimit po vijon me riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e preside

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranc

Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti maskaradë diskutimet që u zhvilluan sot në parlament për pandeminë e Covid-1

Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të go