Veliaj-qytetarëve: S'ia vlen të bësh burg për banjën e 13-të të macës së Ilirit në Lalz

20/06/2019 - 13:24

Në takimin e sotëm me administratorët e pallateve, kryebashkiaku Veliaj i porositi që të informojnë qytetarët për masat ndëshkimore që rrezikojnë nëse pengojnë të drejtën e votës për qytetarët e tjerë. Teksa ka theksuar se rrezikohet 1-5 vite burg, Veliaj ka sulmuar edhe presidentin Iilir Meta.

“Nëse ka njerëz në komunitetin tuaj, te kafja poshtë pallatit, që vazhdojnë me këtë frymë, duhet të bëjmë një bisedë të qetë, siç flasim në shtëpi, dhe t’u themi: je gati të bësh 1 deri në 5 vite burg? Sot kalon Kodi Penal në Parlament, nëse je gati që për banjën e 13 të maces së Ilirit në Lalz të bësh burg, ta shtoftë zoti inatin, shko bëj burg, se nuk qenke i denjë të qëndrosh mes nesh. Pra, nuk është nevoja të zihemi me askënd, por vetëm t’i sqarojmë që Kodi Penal thotë se po të shkosh të sakrifikohesh për banjën e maces, je i lirë, nëse jeta jote vlen kaq dhe familja jote vlen kaq, do të bësh 1 deri në 5 vite burg, nëse dëmton ose pengon njerëzit që të shkojnë në zgjedhje”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai kërkoi prej administratorëve që të bisedojnë me banorët e pallateve të tyre dhe t’u bëjnë të ditur se përveç burgut rrezikojnë edhe t’u hiqet e drejta me ligj për të dalë jashtë vendit për një periudhë relativisht të gjatë.

“Pasi të mbarosh burgun dhe të jesh thinjur, të jesh rrudhur e tkurrur, nuk do të dalësh 5 deri në 10 vjet nga Shqipëria. Nëse mendon që banja e maces vlen këtë sacrifice, atëherë je i lire ta bësh. Pra, detyra jonë është vetëm t’i informojmë. Unë nuk besoj se do ketë nga ata trima në Tiranë dhe nga këto çudirat, megjithatë nëse i informojmë, u kemi dalë borxhit. Kështu që, me qetësi, kur të keni raste të tilla vetëm i informoni. Po ka nga ata dallkauk që vazhdojnë dhe thonë që duam babën dhe thonë sa të kem unë nuk pyes për Gjermani dhe s’pyes për Amerikë, s’pyes për OSBE dhe s’pyes për BE, informojeni që edhe do jeni në listë të zezë atje”, tha Veliaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e

Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja

Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfun

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zg

Në mbledhjen e Këshillit Politik këtë të martë palët kanë rënë dakord për disa çështje.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu në orën 14:30.

Presidenti i Ilir Meta ka dekretuar ditën e sot shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për mbrojtjen e mjedisit d

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar paraditen e sotme me bizneset në njësinë 5 në Tiranë.

Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar një nga propozimet e opozitës.