Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë pas protestës së banorëve të Unazës së Re në dyert e bashkisë.

U raportua se me termin "shpellarë" iu drejtua protestuesve, ndërsa sot Veliaj sqaron në “Twitter” se shpellarë ka quajtur deputetët e Saliut që iu sulën barbarisht zonjave police.

“Sqarim: – shpellarë quajta deputetet e Saliut që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorike

– Saliu i vrau me plumba në mish në bulevard, le më t’i lejonte te dera
– Shpronësimet 100% edhe pse shumica loto, lavazhe e 8 kate pa leje”
, shkruan Veliaj.