Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës!”, kështu ka shkruar në një status në Twitter kryebashkiaku Erion Veliaj lidhur me situatën e krijuar te zona e Astirit.

Sot në mëngjes nisi prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, të cilat i hapin përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe.

Punonjësit e IKMT-së kanë filluar herët në mëngjes me shembjen e godinave pa leje në gjurmë të Unazës, ndërkohë që të gjitha familjet kanë marrë kompensimin sipas ligjit. Por ka pasur përplasje të forta e të dhunshme mes policisë dhe banorëve.

Statusi i Veliajt:
Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes!
Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate!