Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me pamjet që publikoi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Veliu gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë.

Paloka ka shkruan në Facebook se publikimi i pamjeve ku Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, mbante një pistoletë në dorë, nga ana e Veliut ishte një skandal i dyfishtë, ndërsa shtoi se ai duhet të shkarkohet dhe të shkojë para drejtësisë.

POSTIMI I PALOKËS

SKANDAL i dyfishte!

Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!

Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise , Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhunen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistolete ne dore. “Ja nga cfare familje vjen djali”-ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhunen.

Rezulton se nena e djalit 15 vjecar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik…!

Justifikimi i dhunes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhunen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .

Keto metoda te Sigurimit te Shtetit , Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!

Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!