Vëllai iu arrestua për drogë, kërkohet dorëheqja e një tjetër kryebashkiaku

22/05/2020 - 19:23

Dega e Partisë Demokratike në Pukë i ka kërkuar kryebashkiakut të Fushë-Arrëzës, Fran Tuci, të japë dorëheqjen pasi vëllai i tij u arrestua nga policia në një aksion anti-droge.

Arben Tuci, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzës, ishte mes 22 të arrestuar gjatë operacionit kombëtar antidrogë të një grupi kriminal me drejtues Kreshnik Muratajn dhe me shtrirje nga Kukësi në Gjirokastër, por me qendër në qytetin verilindor.

Fran Tuci u zgjodh në krye të Bashkisë nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. PD Pukë kërkon që ai të japë dorëheqjen si detyrim moral e ligjor ndaj komunitetit.

Nga kryetarët e bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit deri tani e kanë humbur mandatin 2 prej tyre si pasojë e denoncimeve nga opozita për deklarim të pasaktë të të dhënave në formularin e dekriminalizimit. Valdrin Pjetri në Shkodrës dhe Agim Kajmaku në Vorë kanë dorëzuar mandatet e tyre. Ndërsa Mark Babani i Vaut të Dejës, Lefter Alla i Bulqizës dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës janë akuzuar nga PD se janë në krye të Bashkive në kundërshtim me ligjin por ende ata mbajnë pozicionet e tyre.

Dorëheqjen nga kreu i Bashkisë e dha edhe Valbona Sako e cila u zgjodh në Durrës në 30 qershor, por u tërhoq pas tërmetit të 26 nëntorit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA PUKË:

Të nderuar qytetarë.

Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emrin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone.

Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre. Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i PS në Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik de

Bashkëkryetarja e tryezës së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se PD-ja nuk e pran

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur se ende nuk ë

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, i konsideron sulme të ulëta politike disa pretendime në vend dhe në Prishtinë se Tirana synon ta

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Ish-presidenti Bamir Topi bëri deklaratën e fortë në emisionin "Kjo javë" në "News24" teksa tregoi se rruga e vetme se si mund të rrëzohe

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar shërben si pretekst për kryeministrin Edi Rama, për të tensi

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka kundërshtuar vendimin e disa vende për moshapjen e kufijve me Italinë, për shkak të situatës

Rudina Hajdari i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Politik të arrijnë kompromis për sistemin zgjedhor, futjen e teknologjisë në zgjedhj

Teksa nuk na ndan shumë nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit