Në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e PD-së.

Në rendin e ditës pritet të jenë “Diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

Por çfarë pritet që të vendoset gjatë kësaj mbledhjeje.

Burime nga selia blu thanë se do të kërkohet dhe pastaj do të kërkohet miratimi i afrimit të procesit zgjedhore brenda PD-së.

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike zyrtarisht duhet të zhvillohen në korrik, por situata ka bërë që ato të afrohen.

Se cila do të jetë periudha e saktë, pritet të vendoset gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Më pas, në orën 19:00, PD do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite.