Vendimi për Dritan Dajtin, PD: Praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës

10/02/2019 - 17:16

Partia Demokratike reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i hequr burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Në një njoftim për mediat, PD shkruan se "3 ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën".

Sipas PD-së "lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës".

"Shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë! Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lotë krokodili", shkruan PD.

PD parashtron faktet që sipas kësaj force politike janë kokëforte:

"Edi Rama kishte nën kontroll Gjykata e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm. Edi Rama, njeriu që përgojon gjithë Tiranën, heshti kur Gjykata e Lartë ndihmoi Dritan Dajtin, heshti edhe 3 ditë më parë, pas vendimit skandaloz për Dritan Dajtin. Në qeverisjen e Edi Ramës të gjithë bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë, që nga Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit tek Banda e Lushnjës dhe trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.

Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u thotë shqiptarëve:

Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?

Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës?

Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?

Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete, jo lojra fjalësh e mashtrime për shkarkime gjyqtarësh nga qeveria që ka në dorë të shkarkojë Vangjush Dakon, por vazhdon ta mbrojë atë për blerjen e votave në bashkëpunim me të ngjashmit e Dritan Dajtit.", e mbyll njoftimin e saj PD.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përgjigjja absurde e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave, ndaj gazetares Enkelejda Mema, ka sjellë reagime të shumta nga politika.

Reagimi i papranueshëm i kreut të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ndaj gazetares së Televizionit Klan, Enkelejd

Konektiviteti global si dhe kuotat multilaterale për transportin rrugor të mjeteve transportuese të tonazhit të lartë ishin në fokus të M

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një qëndrim zyrtar para protestës së opozitës mbrëmjen e kësaj të shtune, duke shprehur bindjen se

Pas 3 letrave të para, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër të katërt publike kryedemokratit Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar protestën e sotme kombëtare të opozitës "një cunam të historisë".

“Nuk ka asnjë kufi, të cilën ne si gra, nuk mund ta arrijmë”.

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipë