Vendimi i gjykatës për Sakon, reagon Duka: Shkelje e ligjit, gangsterllëk politik mbi gjyqësorin

19/07/2019 - 14:28

Kreu i PAA-së Agron Duka ka reaguar për vendimin e dhënë sot nga gjykata e Durrësit duke njohur mandatin e Valbona Sakos si kryetare të Bashkisë së Durrësit.

Duka shprehet me anë të një statusi në "Facebook" se "Kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë".

STATUSI I DUKËS:

Jam i bindur se shqiptarët nuk kishin më nevojë për prova të tjera për rënien e rendit ligjor dhe kushtetues në vendin tonë. Megjithatë, mazhoranca dha bujarisht një tjetër shembull ditën e sotme, dhe tregoi se ka privatizuar drejtësinë duke kryer një proces paralel për të konfirmuar mandatin e bashkisë së Durrësit. 

Kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë.
Ky gangsterllëk politik mbi gjyqësorin është kryer nga ata që janë vetëshpallur korifenjë të "drejtësisë së re", por që në fakt po vërtetojnë se e vetmja gjë e re, është guximi i tyre për të shkelur me këmbë Kushtetutën dhe mbarë vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Debate të shumta dhe përplasje të forta u zhvilluan në "Open" në "Top Channel" teksa u fol për përplasjen mes Metës dhe Ramës.

Sot në mbrëmje, në këtë datë të shënuar për Shqipërinë, që përkon me 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kryetari

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Presidenti i Republikës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ngritjen e Akademisë së Transparencës pas Konferencës së Donatorëve

Presidenca ka bërë publike prova të reja të shkeljeve ligjore, që sipas saj, janë bërë gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykat

Presidenti Ilir Meta ka dalë përsëri ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për tubim para godinës së Parlamentit kundër g

Pas deklaratave të bashkëkryetarit të reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili bëri me dije se nuk do të ketë qeveri tranzitore, ka re

Presidenca ka paralajmëruar konferencën e radhës për shtyp pasditen e sotme në orën 17:00, për të sjellë fakte të reja tronditëse që dësh