Për mazhorancën kjo është java e fundit e fushatës elektorale për 30 qershorin.

Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS-së, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës. Mitingu për mbylljen e fushatës do bëhet ditën e premte në Vlorë, qark ku kryeministri Edi Rama. Edhe dy zgjedhjet e fundit, mitingjet finale janë mbajtur po në këtë qytet.

Ndërkohë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, dhe Presidenti i Republikës ka anuluar zgjedhjet me një dekret, Partia Socialiste është e vendosur të kryejë zgjedhjet më 30 qershor.