Kreu demokrat Luzim Basha ka publikuar spotin me ftesën për të gjithë shqiptarët që të bashkohen si njerëz të lirë në protestën e sotme të thirrur në orën 20.00: “Të gjithë si njerëz të lirë në protestën më të madhe të bashkimit qytetar”.

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjtihë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan lideri demokrat në postimin e tij të shoqëruar me video-ftesën.

Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua.

Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!”, thuhet në spotin e shpërndarë në “Facebook”.